Kjo është maska që do ta bart Mbappe pasi theu hundën NULL NULL 20.06.2024 19:49 20.06.2024 19:49 Pasi theu hundën, Kylian Mbappe do të bart maskë Kylian Mbappe ka zbuluar maskën me të cilën do të paraqitet në ndeshjet e ardhshme të Kampionatit Evropian. Sulmuesi i kombëtarës së Francës, e theu hundën në ndeshjen e parë kundër Austrisë. Për t’iu shmangur operimit, ai do të duhet që të bart maskë. Sot, Mbappe në stërvitje është paraqitur me maskën që ka ngjyrat e flamurit francez. Kjo u bë e ditur nga gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano. Në mes të maskës është Gjeli, simbol francez, ndërsa anash nga njëra anë ka dy yje dhe numrin 10, të cilin e mban tani lojtari më i ri i Real Madridit, ndërsa në tjetrën inicialet K.M. Francezi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme kundër Holandës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.