Kjo është arsyeja se pse pronari i një restauranti në Sarandë e ndoqi me thikë klientin (VIDEO) NULL NULL 07.08.2022 21:32 07.08.2022 21:32 Më herët nga mediat është raportuar se pronari i një restauranti në Sarandë e kishte ndjekur me thikë një klient. Lidhur me këtë ngjarje është mësuar edhe arsyeja se pse ka ndodhur. Siç raporton Abcnews.al ngjarja ka ndodhur pasi klienti ishte ankuar për çmimet e larta, përcjell Klankosova.tv. Pas raportimit të mediave, pronari Alban Çovaj, është shpallur në kërkim. Incidente të tilla kishte ndodhur edhe më parë në Shqipëri. Disa vjet më herët Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest ndaj klientëve duke i sharë dhe kërcënuar, madje i ndoqi në rrugë edhe me makinë. Sarandë: Pronari i një restoranti e ndjek me thikë klientin (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.