Kjo është agjenda e vizitës së Vuçiqit në Kosovë NULL NULL 07.09.2018 23:06 07.09.2018 23:06 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kosova Press ka siguruar agjendën e vizitë së Vuçiqit. Ai do të vijë në Kosovë në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok. Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë, Në ora 15:40 në Leshak, Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak, Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e Sporteve në Leposaviç, Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë, Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan, Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë, Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë