Kishte urdhërarrest, kapet 29-vjeçari në Han të Elezit NULL NULL 02.07.2025 14:08 02.07.2025 14:08 Një person është arrestuar sot në Han të Elezit, gjatë një kontrolli policor. Rreth orës 12:00, patrulla policore ka ndaluar S. R., 29 vjeç, dhe gjatë verifikimit të të dhënave është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv. Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit për veprën penale “Vjedhje e pyllit”. “Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek qytetarët, të cilët kanë urdhëresa të gjykatës, që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbushin obligimet ligjore që kanë ndaj gjykatave, për të shmangur pasoja më të rënda siç janë dënimet me burgim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025