Kisha Serbe fiton 140 milionë euro në vit NULL NULL 05.05.2015 15:26 05.05.2015 15:26 Vetëm njëra nga dyzet dioçezat e KOS mund të fitojë deri në 5 milionë euro në vit nga shitja e qirinjve dhe produkteve tjera fetare. Kisha Ortodokse Serbe është njëra nga “firmat” më të suksesshme në Serbi, për sa i përket përfitimeve, me rreth 140 milionë euro në vit. Gazeta “Blic” bën të ditur pas një hulumtimi të bërë se KOS ndodhet në vendin e tretë në të ardhura, pas Industrisë së Naftës së Serbisë dhe Elektroekonomisë së Serbisë. Klan Kosova transmeton gjetjet e të përditshmes nga Beogradi, sipas të cilës, Kisha Ortodokse, me 40 dioçezat e saj, nuk i raportojnë askujt për fitimet që kanë. Një burim i “Blic” nga kreu i KOS ka thënë se një dioçezë mund të fitojë deri në 5 milionë euro në vit nga shitja e qirinjve dhe produkteve tjera fetare. Ai ka thënë se këto para mandej investohen në hotele, prodhimtari të verës e rakisë dhe produkte tjera bujqësore, për të cilat nuk paguhen fare taksa e tatime, pasi janë të liruara nga shteti. /Klan Kosova klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025