Kirurgët e Kosovës binjakëzohen me ata amerikanë NULL NULL 02.05.2023 19:14 02.05.2023 19:14 Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë si mysafir special në takimin vjetor të kolegjit amerikan të kirurgëve, dega e Dakotave, në Fargo, Dakota e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim u bë edhe binjakëzimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe degës së Kolegjit të Kirurgëve të Amerikës nga Dakota e Veriut (KKA-ND), transmeton Klan Kosova. Sipas KKK-së, ky binjakëzim mes dy institucioneve shëndetësore konsiderohet e arritur shumë e rëndësishme, sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në avancimin dhe zhvillimin e kirurgjisë kosovare. Binjakëzimin mes dy institucioneve, Latifi e vlerësoi si hap shumë të suksesshëm, pasi që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës ka për synim të transformojë kirurgjinë kosovare drejt standardeve ndërkombëtare. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv