Kina vendos sanksione ndaj Pompeos dhe 27 zyrtarëve të Trump: Ofenduan kinezët

Kina vendos sanksione ndaj Pompeos dhe 27 zyrtarëve të Trump: Ofenduan kinezët

NULL NULL
1 month më parë

Qeveria e Kinës ka vendosur sanksione kundër sekretarit të shtetit në ikje, Mike Pompeo dhe 27 zyrtarëve të lartë që ishin nën ish-presidentin Donald Trump, duke i akuzuar ata për “paragjykim dhe urrejtje kundër Kinës”.

Në një deklaratë me tone të ashpra të publikuar pasi presidenti i ri i SHBA-së Joe Biden u betua, Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se administrata e ish-presidentit Trump ka qenë “kundër politikanëve të Kinës”, të cilët kanë minuar marrëdhëniet Kinë-SHBA, njofton Klan Kosova.

“(Ata) kanë planifikuar, promovuar dhe ekzekutuar një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, minojnë interesat e Kinës, ofenduan popullin kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”, thuhej në deklaratë.

Kjo masë e Kinës nënvizon marrëdhëniet armiqësore të provokuara shpesh mes Washingtonit dhe Pekinit derisa Trump ishte në pushtet dhe vjen pasi agjencia shtetërore e lajmeve kineze postoi një mesazh në rrjetet sociale: “Largim të mbarë, Donald Trump”.

28 ish zyrtarët dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë do t’iu ndalohet hyrja në territorin e Kinës, Hong Kong ose Makao, sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme kineze. Për më tepër, kompanitë dhe institucionet që janë me emër të tyre do të kufizohen nga të bërit biznes me Kinën, shkruan CNN.