Kina ul objektivin e rritjes ekonomike në planin e ri pesëvjeçar NULL NULL 12.03.2026 08:16 12.03.2026 08:16 Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës ka përmbyllur punimet vjetore duke miratuar planin e 15-të pesëvjeçar për periudhën 2026-2030 dhe duke vendosur një objektiv ekonomik prej 4.5 deri në 5 për qind rritje, niveli më i ulët në gati tre dekada, përjashtuar periudhën e pandemisë COVID-19. Rreth 3 mijë delegatë në Pekin miratuan gjithashtu objektiva për inflacionin, deficitin buxhetor dhe papunësinë urbane. Autoritetet kineze synojnë që deri në vitin 2035 vendi të arrijë statusin e një ekonomie mesatarisht të zhvilluar, me të ardhura rreth 20 mijë dollarë, transmeton Klankosova.tv. Plani i ri parashikon rritje të mbështetjes shtetërore për sektorë strategjikë si inteligjenca artificiale, hapësira ajrore, biomedicina, gjysmëpërçuesit, si dhe teknologjitë e së ardhmes si 6G dhe kompjuterët kuantikë. Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar masa të reja kundër korrupsionit, përfshirë një ligj të ri për luftimin e korrupsionit ndërkufitar, në kuadër të fushatës së gjatë të presidentit Xi Jinping kundër abuzimeve në administratë, ushtri dhe sektorin privat.