Kina regjistron numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë NULL NULL 24.11.2022 10:25 24.11.2022 10:25 Kina ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të përditshme me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta të krijuara për të eliminuar virusin. Të mërkurën, vendi regjistroi 31,527 raste të reja – më i lartë se rreth 28,000 raste të regjistruara në prill. Ka shpërthime në disa qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën jugore tregtare Guangzhou. Politika e Kinës për zero Covid ka shpëtuar jetë në vendin me 1.4 miliardë njerëz, por gjithashtu ka dhënë një goditje ndëshkuese për ekonominë dhe jetën e njerëzve të zakonshëm. Vala në rritje e rasteve vjen gjithashtu disa javë pasi vendi hoqi paksa disa nga kufizimet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.