Kina regjistron 28 raste të reja me koronavirus NULL NULL 18.06.2020 09:00 18.06.2020 09:00 Kina ka raportuar 28 raste të reja me koronavirus me 21 prej tyre përsëri në kryeqytet. Pekini ka parë një goditje të papritur gjatë ditëve të kaluara. Paraqitja e rasteve në kryeqytet ka çuar në vendosjen e kufizimeve të reja dhe mbylljen e lagjeve të të tëra përsëri. Përhapja e re mendohet të ketë filluar në një treg të madh ushqimesh. Para shfaqjes së rasteve të reja, Pekini kishte kaluar 57 ditë pa ndonjë rast lokal, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.