Kina godet rrjetin amerikan të Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, e liston entitet të pasigurt NULL NULL 04.02.2025 13:14 04.02.2025 13:14 Kina ka shtuar kompaninë amerikane PVH, e cila zotëron markat Calvin Klein dhe Tommy Hilfiger, në listën e saj të “entiteteve të pasigurta”. Ky veprim shihet si një “mjet politik që përdoret nga Kina” kundër një simboli të shitjeve me pakicë amerikane, sipas Andreas Schotter, profesorit të biznesit ndërkombëtar në Universitetin Perëndimor të Ontarios në Kanada, transmeton klankosova.tv. Pekini është akuzuar për abuzime me punëtorët dhe shkelje të të drejtave të njeriut në të kaluarën, dhe tani po i kthen këto akuza ndaj Perëndimit, shpjegon Schotter. “Njëherë, a janë të saktë këto akuza apo jo, nuk ka rëndësi në këtë rast”. ”Pika është që Kina po godet në të njëjtën mënyrë”, thotë ai. Autoritetet kineze “do të shkojnë në fabrikat e Calvin Klein dhe do të kërkojnë atë që ata e konsiderojnë si sjellje të papërshtatshme”, thotë Schotter. Për Calvin Klein do të bëhet më e vështirë të bëjë biznes në Kinë. “Të gjitha këto janë pjesë e procesit të shkëputjes të udhëhequr nga SHBA ndërmjet SHBA-së dhe Kinës”, shton Schotter. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Muharremi: Ja se si ndikon rritja e çmimit të energjisë në ekonomi dhe në familjet kosovare 4 days