Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kimpembe: Humbja nga City nuk pasqyron talentin e vërtetë të PSG-së

NULL NULL
25.11.2021 08:27

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe, tha se humbja nga Manchester City nuk ishte një pasqyrim i drejtë i potencialit real të ekipit.

“Objektivi numër një ishte kualifikimi, kjo është e sigurt. Por ne jemi ende të zhgënjyer nga kjo humbje” u tha Kimpembe gazetarëve pas ndeshjes.

“Ne e dimë se mund të bëjmë më mirë. Ne jemi konkurrentë dhe nuk na pëlqen humbja. Çfarë duhet të përmirësojmë? Duhet t’i sigurojmë fitoret më herët”, shtoi ai.

Megjithatë PSG kaloi në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve si rezultat i humbjes së Club Brugge ndaj RB Leipzig, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.