Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kimioterapia jo gjithmonë është e mirë për pacientët me kancer

NULL NULL
24.10.2016 13:30

Doktorët duhet ta mendojnë dy herë para se t’iu japin kimioterapi pacientëve që po vdesin nga kanceri, thonë ekspertët e mjekësisë.

Ky tretman mund të mos funksionojë dhe ngritë shpresa të rreme dhe po ashtu i bën pacientit më shumë dëm sesa mirë.

Ilaçet që merren gjatë kësaj kohe, mund t’ua pushojnë dhimbjet pacientëve dhe t’ua zgjasin për pak kohë jetën, duke u dhënë atyre ekstra kohë që ta kalojnë me më të dashurit e tyre.

Mirëpo, duke qenë se trajtimet me kimioterapi kanë benefite tepër të vogla, ekspertët po i këshillojnë mjekët që ta diskutojnë me pacientët e tyre këtë çështje, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ata duhet t’ua sqarojnë se cilat janë efektet anësore të kimioterapisë dhe duhet t’ua shpjegojnë se pse kimioterapia mund të mos funksionojë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.