Kim Kardashian tallet me kritikat e serialit “All’s Fair” NULL NULL 08.11.2025 11:05 08.11.2025 11:05 Kim Kardashian, e cila luan në serialin e ri “All’s Fair “, po i përballon kritikat si një profesioniste dhe fansat e saj po e adhurojnë çdo pjesë të tyre. Pavarësisht reagimeve negative, traileri i serialit arriti miliona shikime në të gjitha platformat. “A e keni parë serialin më të lavdëruar të vitit!?!?!? All’s Fair , tani i disponueshëm në Hulu dhe Disney Plus”, shkroi ajo me ironi pranë videove dhe pamjeve të ekranit me komente tallëse. “All’s Fair” bëri bujë pasi mori një vlerësim prej 0% nga kritikët në Rotten Tomatoes. Raportohet se seriali është recensuar nga të paktën tetë kritikë profesionistë në Rotten Tomatoes deri më tani. /Klankosova.tv