Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kim Kardashian iu dërgon lule mantelbardhëve: Faleminderit

NULL NULL
11.02.2021 08:02

Kim Kardashian iu ka dërguar lule stafit të spitalit që ka qenë në vijat e para frontit me pandeminë COVID-19, për gati një vit, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.

Kim kishte një fotosesion në fillim të kësaj jave për një projekt të ardhshëm, me një bollëk lulesh të mrekullueshme në një set të dizajnuar nga luleshitësi Jeff Leatham.

Në vend të hedhjes së luleve pasi xhirimet kanë mbaruar, dhjetëra buqeta iu dërguan punëtorëve në spitalin USC Verdugo Hills, së bashku me një shënim falënderimi.

Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Keith Hobbs, ua dha dhuratat e hershme të Shën Valentinit stafit të tij.

Kim Kardashian Donates Flowers to Frontline Workers

lajme të ngjashme