Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kim Kardashian feston pesëvjetorin e martesës në koncertin e Celine Dionit

NULL NULL
27.05.2019 20:30

Kim Kardashian e ka festuar pesëvjetorin e martesës së saj në Las Vegas.

Ylli televiziv dhe bashkëshorti i saj, reperi Kanye Ëest e kanë shijuar një vikend në Las Vegas ku edhe kanë marrë pjesë në një koncert të Celine Dionit.

Vet këngëtarja ka postuar një fotografi me çiftin në prapaskenë pasi e ka përfunduar koncertin e saj.

“Urime përvjetorin e pestë të martesës Kim Karadashian dhe Kanye. Falemnderit që erdhët në koncertin tim”, ka shkruar këngëtarja e shumë hiteve.

Për këtë rast të veçantë në jetën e tyre, reperi ishte veshur pothuajse njëjtë si në Met Gala, derisa bashkëshortja e tij si gjithmonë  kishte zgjedhur një veshje shumë të veçantë.

Kardashian ishte veshur nga koka tek këmbët me të bardha derisa gjithë veshjen e saj e kishte kombinuar me një palë dorëza.

 

 

lajme të ngjashme