Kim Jong-Un viziton Rusinë NULL NULL 23.04.2015 11:33 23.04.2015 11:33 Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-Un, do të marr pjesë në manifestimet me rastin e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që do të mbahen në Rusi. Agjencia ruse e lajmeve Tass ka raportuar se lideri suprem do të qëndrojë në Moskë më 9 maj. E gjatë qëndrimit atje, Kim Jong-Un do të zhvillojë një takim edhe me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ky do të jetë udhëtimi i parë zyrtar i tij, prej se e ka trashëguar udhëheqjen e vendit nga babai i tij në fund të 2011-së.