Kim dhe Kanye do ta padisin truprojën e tyre për shpifje NULL NULL 26.05.2016 12:40 26.05.2016 12:40 Reperi Kanye West dhe gruaja e tij Kim Kardashian, do ta padisin ish-truprojën e tyre me një padi prej 10 milionë dollarësh, nëse ai nuk ulet në dy gjunjë që t’i kërkojë falje çiftit, për diçka që ata po e konsiderojnë shpifje. Gazeta amerikane TMZ ka shkruar se avokati i Kim dhe Kanye, Steve Stanulis, ka dorëzuar padinë për truprojën që kishte shkuar te çdokush që mundi ta dëgjonte, duke u thënë se ishte pushuar nga puna, pasi që Kanye ishte bërë xheloz që ai kishte folur një natë me Kim, transmeton Klan Kosova. Edhe Kim edhe Kanye, kanë deklaruar se kjo është totalisht një gënjeshtër. Mesa duket, atij i është kërkuar të nënshkruajë një marrëveshje me premtimin se nuk do ta hapë kurrën e kurrës gojën e të flasë o për Kim e Kanye, o për krejt klanin Kardashuan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.