Kim aplikon për divorc, Kanye thotë se kandidimi për president ua rrezikoi martesën NULL NULL 20.02.2021 13:42 20.02.2021 13:42 Reperi i njohur, Kanye West, beson se kandidimi i tij president të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020 ishte pika e kthimit në martesën e tij më yllin televiziv, Kim Kardashian. Kim, sipas TMZ-së, të premten kishte aplikuar për divorc nga Kanye pas shtatë vjetëve martesë, transmeton Klan Kosova. Një burim për People kishte thënë se 43 vjeçari iu kishte shkruar njerëzve pas lajmit për divorcin dhe u kishte thënë se kandidimi i tij për president ia ka rrezikuar martesën e tij. West dhe Kardashian i filluan krizat e tyre nga gushti i vitit të kaluar, pasi reperi pati disa çrregullime emocionale, shkruan People. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.