Kiks Kosova zbulon dallaveret me klima: 3 a 2 plusa?! (VIDEO) NULL NULL 16.12.2024 21:23 16.12.2024 21:23 Për të vërtetuar se si po bëhet tregti me kondicionerë, Kiks Kosova do të paraqitej si klient, i cili është i interesuar për të blerë klimë. Kiks Kosova kontaktoi dhe me dyqane në qytetete të tjera ku shitet kjo pajisje efiçiente, transmeton klankosova.tv. Për më shumë, ndiqni detajet nga kamera e fshehtë në disa raste: Rasti 1 Kiks Kosova: Jam t’u dashtë me marrë një klimë, e kam hapësirën 90 e diçka metra katrorë, është lokal për estetikë, po nuk jam duke e ditë se çfarë m’u kish përshtat. Punëtori: A është e lartë, 3 metra e kështu, kat normal është a? Kiks Kosova: Po, mirëpo hapësira është shumë e gjerë, 92, e shfrytëzueshme se kështu 95 e diçka. Punëtori: Për qato metra katrorë duhet 24-she, se 24-sha i ka 95 metra me i nxehë, 120 me ftohë. Kiks Kosova: E dmth krynë punë një 24-she për krejt atë hapësirë? Punëtori: Nëse i ka 95 metra katrorë me nxehë, 120 i ka me ftohë, deri në -25 dimrit punon. 3 plusa i ka ngrohje 2 ftohje. Kiks Kosova: Edhe dimrit po thu i mbanë 3 plusa a? Punëtori: Deri -15 i ka 3 plusa, -15 e anej i bjen me 2 plusa. Kiks Kosova: E kjo puna e 3 plusave, a shpjegon se nuk po e kuptoj? Punëtori: Shpenzimet e rrymës me 3 plusa janë më pak. Për dimër me 3 plusa janë më pak, për verë e ki me 2 plusa. I bjen me shpenzu më shumë, por kur ta sheh në faturë të rrymës verës e ke 6 cent KË, dimrit e ke 8-10. Rasti 2 (Thirrje telefonike) “Me 2 plusa edhe për ftohje edhe për ngrohje” Rasti 3 Kiks Kosova: Po na vynë 2, një për sallon dhe një për lokal. Salloni është 60 metra katrorë e lokale është 100 metra katrorë. Punëtori: Për lokal duhet 24-she, është qajo më e madhe që është. Salloni sa është? Kiks Kosova: 60 metra katrorë. Punëtori: Mirë është aty me çitë ose 24-she ose 18-she. Kiks Kosova: Edhe për 100 metra katrorë edhe për 60 metra, 24-she a? Punëtori: Po ma mirë është 18-she. 18-she për sallon, për lokal 24-she. Kiks Kosova: Kisha mujt d.m.th vetëm me një klimë me mbulu krejt atë hapësirë të lokalit apo? Punëtori: A ka xham shumë? Kiks Kosova: Po. Punëtori: A ka dritare shumë? Kiks Kosova: Po, në dy anët. Punëtori: Mirë, koka me i çitë dy. Njëherë e vendosë njërën, nëse s’të kryen punë, e vendos edhe një tjetër diçka pak më të vogël, një 18-she për sallon. Punëtori: Varësisht prej modelit dallojnë edhe çmimet. Qeky qetu është 1150 euro, 24-shja po flas. Kjo është 1050. Këto janë 800 euro. Kiks Kosova: Me 3 plusa apo? Punëtori: Ky modeli këtu është me 3 plusa ngrohje, 3 në ftohje. Ky është me 3 plusa ftohje, 2 në ngrohje. Po krejt janë pajisje efiçiente. Si të ka A+ janë pajisje efiçiente. Kiks Kosova: A dallon diçka shumë, kjo që i ka edhe për ftohje edhe për ngrohje 3 plusa e kjo tjetra me 2 plusa? Punëtori: E bënë pak diçka më efiçiente.