KIKS-i porosit online “ilaçin” për lytha e shenja, i kushton 15 euro (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 06.06.2023 22:38 nga Kiks Kosova 06.06.2023 22:38 Me një klikim të thjeshtë dhe lundrim nëpër internet, mund të gjejmë produkte të ndryshme për të cilët mund të mendojmë se kemi gjetur edhe kurën për ndonjë shqetësim shëndetesor që kemi. Një gjë të tillë do të kenë menduar edhe njerëzit të cilët nëpër internet mund të kenë parë produktin për eliminimin e lythave. Duke qenë se përdorimi i barnave online, e specifikisht për largimin e lythave të cilat kanë disa lloje dhe mund të jenë edhe kancerogjene, mund të shkaktojë dëme tek njerëzit, KIKS-i nisi bisedën me faqen në fjalë. Kjo faqe na ofroi një lloj acidi, i cili sipas tij e largon duke e tharë lythin. Duke u kamufluar si person që ka probleme me to, KIKS-i personin që fshihet prapa faqes e pyeti për efektet anësore të produktit. Personi që fshihet prapa kësaj faqeje vazhdon misionin e tij për bindjen e klientit që të blejë produktin e tij. Me një tekst dërgon mënyrën e përdorimit dhe me të parë pasigurinë që KIKS-i mundohej të përçonte, ai thotë që mund të pyesësh edhe ndonjë mjek por produkti është vetëm një acid dhe asgjë tjetër. Tutje KIKS-i vazhdoi me pyetjet e tij kundrejt faqes, për të marrë më shumë informacione. Pyetjes se a ka pasur ndonjëherë ndonjë ankesë nga klientët lidhur me produktin, faqja e vë fajin tek përdoruesit. Thotë se probleme mund të kesh vetëm nëse nuk di ta përdorësh. Pas bisedës, për të vërtetuar çdo gjë, KIKS-i porosit produktin i cili kushton 15 euro dhe pritet që porosia të vijë pas një dite. Pas një dite, produkti 10 mililitërsh, për 15 euro vie në adresë të KIKS-it. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 5 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë