Kievi thotë se katër fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë NULL NULL 09.07.2024 15:57 09.07.2024 15:57 Kiev, Ukrainë. Foto arkiv: Reuters Kievi ka thënë se në mesin e 41 ukrainasve të vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë ishin edhe katër fëmijë. Ne deklaratë thuhet se raketat ruse vranë dy vajza, njëra e moshës tetë dhe tjera 1- vjeçare, si dhe dy djem, njëri i moshës 8 dhe tjetri 10 vjeçar, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.. “12 fëmijë të tjerë të moshës nga dy deri në 17 vjeç u plagosën”, thuhet tutje në deklaratë. Tutje, bëhet e ditur se këta e çojnë numrin e fëmijëve të vrarë në 559 dhe numrin e të plagosurve në 1 mijë e 449.