Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kievi: Sulmi në depon ruse të naftës është pjesë e një hakmarrjeje ‘të drejtë’

NULL NULL
19.01.2024 13:20
Sulmet ukrainase në Rusi
Sulmet ukrainase në Rusi

Ukraina tha se qëndronte pas një sulmi me dron që shkaktoi një ferr të madh në një depo nafte në Rusinë perëndimore të premten, e fundit në një seri sulmesh të përshkallëzuara ndërkufitare.

Sulmi është i dyti në një depo nafte ruse në po aq ditë, pjesë e asaj që Kievi e ka quajtur hakmarrje “të drejtë” për sulmet e Moskës në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi i së premtes kishte në shënjestër një objekt magazinimi të naftës Rosneft rreth 50 kilometra nga kufiri ukrainas, në qytetin rus të Klintsy, thanë zyrtarët.

Ai u krye nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, konfirmoi një burim ukrainas të sigurisë për AFP, pa dhënë detaje.

 

lajme të ngjashme