Kievi merr Patriotë, kërcënon armiqtë (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 19.04.2023 20:55 nga Iliri Pireva 19.04.2023 20:55 Me një vizitë pranë vijave ndarëse të shtetit, presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, deshi të demonstrojë se integriteti territorial është një përkushtim i pathyeshëm për vendin e tij. Aty ai foli me rojet kufitare të cilat e informuan për teknologjitë e avancuara që ata po i përdorin për të mbrojtur kufijtë e vendit. Për këtë angazhim e përpjekje kreu i vendit u ndau medalje gardianëve. Këtë udhëtim Zelensky e beri kur tashmë në Kiev mbërriti edhe sistemi më i avancuar amerikan i mbrojtjes ajrore, Patriot. Këto sisteme janë dërguar nga Gjermania dhe pritet t’i ndihmojnë Kievit që të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme me raketa nga Rusia. Berlini i cili tashmë e konfirmoi këtë tha se po angazhohet edhe për dërgimet e radhës. Gjermania vitin e kaluar premtoi katër sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T dhe i pari mbërriti në Ukrainë muaj më parë.