Kiesler: Votojeni Specialen NULL NULL 07.05.2015 09:18 07.05.2015 09:18 I ngarkuari me Punë në Ambasadën gjermane në Prishtinë, Matthias Kiesler i ka këshilluar deputetët e Kosovës të votojnë pro Gjykatës Speciale. I ngarkuari me Punë në Ambasadën gjermane në Prishtinë, Matthias Kiesler, ka deklaruar se deputetët e Kosovës duhet ta kenë parasysh se në rast të një dështimi të votimit të Speciales e gjithë çështja do të kalojë në KS të OKB-së, shkruan Zëri. Kiesler u ka kujtur ligjvënësve kosovarë se në prill të vitit 2014, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Përfaqësuesen e atëhershme të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Lady Ashton, është marrë përsipër si obligimi për të themeluar këtë Gjykatë./Zëri
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months