Khedira e do Juventusin NULL NULL 28.05.2015 13:48 28.05.2015 13:48 Mesfushori i Real Madrid, Sami Khedira është shprehur i vendosur që të bashkohet me Juventusin. Khedira është thënë se nuk i duhet Realit më, kurse edhe kontrata e tij pritet të skadojë në fund të kësaj vere. Është përfolur se ai do të transferohet në Schalke, por sipas raporteve ai dëshiron të bashkohet me klubin nga Italia. Khedira u përball me shumë lëndime, por testet e fundit mjekësorë tregojnë se ai është në formë të mirë dhe se problemi me shputën ka kaluar. Ai u bashkua me Real Madridin në vitin 2010 dhe ka bërë mbi 100 paraqitje për klubin nga Madridi duke ndihmuar skuadrën drejt sukseseve si Champions League dhe Spanish League. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.