Khaby Lame, njeriu që nuk e thotë asnjë fjalë por ka 114 milionë ndjekës në TikTok NULL NULL 02.10.2021 20:21 02.10.2021 20:21 Kur Italia hyri për herë të parë në karantinë vitin e kaluar për shkak të koronavirusit, Khabane Lame, sapo kishte humbur punën e tij në një fabrikë pranë qytetit verior të Torinos. Ai i kaloi ditët në shtëpinë e prindërve të tij në Chivasso me tre vëllezërit e motrat e tij, duke kërkuar punë të tjera. Një ditë, ai shkarkoi platformën e TikTok dhe filloi të merrej me të në dhomën e tij të gjumit, duke postuar video të tij nën emrin Khaby Lame. Dhe gradualisht, lindi një karrierë befasuese. Në fillim, si shumë përdorues të TikTok-ut, ai krijoi klipe duke vallëzuar, duke parë video-lojëra ose duke bërë marifete komike. Pastaj, në fillim të këtij viti, ai filloi të tallej me videot që shiht në rrjete sociale, duke reaguar ndaj tyre me një ngritje të supeve pa fjalë ose një vështrim zemërimi, përcjell Klankosova.tv Tani Lame është njeriu më i popullarizuar në TikTok, me 114 milionë ndjekës. Personi tjetër i vetëm para tij është balerina Charli D’Amelio, një adoleshente në Kaliforni e cila poston video lozonjare, shpesh me motrën e saj më të madhe Dixie. Dhe Lame, 21 vjeç, i bën të gjitha pa thënë asnjë fjalë. në TikTok, heshtja e tij flet shumë. “Unë erdha me idenë sepse po shikoja këto video që qarkullonin, dhe më pëlqeu ideja për të sjellë një thjeshtësi në të”, ka thënë Lame për CNN në një intervistë të fundit. “Lloji i gjestit erdhi rastësisht, por heshtja jo. Mendova një mënyrë për të arritur sa më shumë njerëz dhe mënyra më e mirë ishte të mos flisje”, është shprehur ai.