Khabib fton legjendën të përballen NULL NULL 20.02.2019 21:10 20.02.2019 21:10 Pas deklaratës së Georges St-Pierre se do të tërhiqet përfundimisht nga sporti i arteve marciale mikse, pasi nuk arriti një marrëveshje me UFC-në për të dueluar me Khabib Nurmagomedov, ka ardhur reagimi i kampionit rus. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Khabib ka thënë se fton në duel kampionin kanadez, për të cilin shprehet se e ka idhull. “Eja të përballemi në nëntor. Pas këtij dueli tërhiqu. Unë jam rritur duke parë duelet e tua. ndjej vetëm respekt karshi figurës tënde dhe mendoj se këtë gjë e kam treguar kur ishe këtu, në Moskë”, shkruan Khabib Nurmagomedov, duke vendosur edhe një foto të tij me St-Pierre. Khabib ka bërë me dije se do të rikthehet në kafaz në nëntor edhe pse pezullimi 9-mujor i mbaron në qershor. Më tej, rusi, kampion bote në peshën e lehtë shkruan: “Për mua do të ishte një nder të ndaja kafazin me një prej luftëtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve. Eja ta bëjmë këtë duel në cilëndo peshë që t’i dëshiron. Nëse nuk arrin të kapësh peshën jam gati të dueloj sërish me ty edhe nëse peshon mbi normën. Le të përballemi ku të duash ti: Montreal, Nju Jork, Moskë, Abu Dhabi. Më tregon vendndodhjen miku im”.