Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KGjK shqyrton pezullimin e punës për shkak të temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë

NULL NULL
27.06.2025 14:26

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 27 qershor, ka autorizuar kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës, duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës.

Kështu thuhet në një vendim të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

“Autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, thuhet në vendim, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.