Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KGJK nuk pranon përfaqësim me fusnotë në konferencën e Rrjetit Ballkanik

NULL NULL
10.07.2017 15:26

Një delegacion i Këshillit Gjyqëor të Kosovës nuk ka pranuar që të prezantohet me fusnotë në Konferencën e Rrjetit të Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, që po mbahet në Burgas të Bulgarisë.

Kërkesa  që Kosova të prezantohet me fusnotë në këtë takim erdhi nga Serbia, delegacioni i së cilës u largua nga konferenca në shenjë proteste pasi delegacioni nga KGJK nuk e pranoi një gjë të tillë.

E organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bulgarisë, pos Kosovës dhe Serbisë  në këtë konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të sistemit gjyqësor të, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, të Hungarisë, Italisë, Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Moldavisë, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme