Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KFOR: Vazhdojmë të kemi prani në Urën e Ibrit

NULL NULL
29.06.2024 12:34
KFOR
KFOR

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar patrullimet në Urën e Ibrit, si çdo herë.

Me anë të një njoftimi në Facebook thuhet se KFOR-i vazhdon të japë një ambient të sigurt për qytetarët e Kosovës.

“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja kanë prani të vazhdueshme në Urën e Ibrit, dhe kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.