KFOR-i u jep medalje ushtarëve turq për kontributin e tyre NULL NULL 22.02.2025 18:46 22.02.2025 18:46 Komandanti i Komandës Rajonale në perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco Errico, kryesoi ceremoninë ndërkombëtare të ngritjes së flamurit dhe ndarjes së medaljeve të kontingjentit ushtarak turk në Kampin Villagio Italia në Pejë. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se komandanti shprehu mirënjohjen e tij për personelin e shpërblyer për kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ndër tjera, shtohet se KFOR-i është duke e vazhduar punën e tij në kuadër të Rezolutës 1244 të OKB-së. /Klankosova.tv