Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KFOR-i patrullon brezin kufitar në Zubin Potok, thonë se po koordinohen ngushtë me policinë e EULEX-in

NULL NULL
02.10.2024 14:51

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka bërë të ditur se ushtarët letonezë, të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje, kanë kryer një patrullë përgjatë vijës kufitare në Zubin Potok.

Pas agresionit në Banjskë, KFOR-i ka rritur prezencën në veri të vendit dhe patrullimet përgjatë vijës kufitare me Serbinë.

KFOR-i tha se vazhdon të koordinohet ngushtë me Policinë e Kosovës, si reaguesi i parë dhe misionin e BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX-in.

lajme të ngjashme