KFOR-i intervenoi në shuarjen e zjarrit në Mamushë NULL NULL 22.08.2025 09:05 22.08.2025 09:05 Zjarri në Medvec të Mamushës gjatë ditës së enjte, raportohet se u ndez në rrethana të panjohura. Sipas Policisë së Kosovës, në shuarjen e tij, pos njësiteve të zjarrfikësve, ka ndihmuar edhe KFOR-i, transmeton Klankosova.tv. “Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë një pjesë e malit dhe disa hektar fusha. Njësit e zjarrfikësve dhe KFOR-i kanë arritur të shuaj zjarrin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.