KFOR-i flet për objektet që fluturuan mbi Kosovë net më parë NULL NULL 19.06.2025 19:30 19.06.2025 19:30 Objekte të shndritshme janë parë nga qytetarët mbi qiellin e Kosovës në mesnatën e 16 qershorit. Një qytetar ka dërguar pamje te Klankosova.tv ku shihet se disa objekte që lëviznin me shpejtësi janë parë në Lipjan. Në lidhje me këto pamje, KFOR-i për Klankosova.tv ka thënë se nuk kanë asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet që mund të identifikohet me pamjet. “Në lidhje me pyetjen tuaj, KFOR-i nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet të njohur që mund të identifikohet me imazhet që keni paraqitur”, tha KFOR-i për Klankosova.tv. Deri më tani, të njëjtat objekte që fluturuan mbi qiellin e Kosovës nuk dihet se çfarë konkretisht janë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.