KF “Rinia” nderon trajnerin e ndjerë Isa Breznica (VIDEO) NULL NULL 15.09.2019 20:58 15.09.2019 20:58 Për kontributin e Isa Breznicës dhënë në klubin futbollistik “Rinia”, si lojtar e më pas edhe trajner, stadiumi i këtij ekipi do ta mbajë emrin e tij. Para ndeshjes kampionale të Ligës së Dytë, ndërmjet kësaj skuadre dhe “Vjosa” nga Shtimja, futbollistët dhe zyrtarët e klubit bënë homazhe tek varri i të ndjerit. Breznica ndërroi jetë javën e kaluar. Kronikë nga Shpend Spahija