KF Dardania SG organizon turneun e madh në futboll, “Lika Cup” (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KF Dardania SG organizon turneun e madh në futboll, “Lika Cup” (VIDEO)

NULL NULL
14.01.2023 20:17

Në St. Gallen të Zvicrës po mbahet turneu tashmë tradicional në futboll, “Lika Cup” i organizuar nga klubi shqiptar atje, KF Dardania SG.

Turneu ka nisur sot ku janë luajtur tashmë plot 66 ndeshje, ndërsa do të vazhdojë edhe në ditën e nesërme, e që padyshim ky është një organizim mjaft i madh dhe atraktiv për futbollin.

Në këtë turne po marrin pjesë plot 64 skuadra që vijnë nga e gjithë Evropa, ndërsa turneu në fjalë është mbajtur që nga viti 2012, por që kjo është hera e parë që rikthehet pas periudhës së pandemisë.

Në lidhje me këtë organizim ka folur kryetari i klubit KF Dardania SG, Eduard Oroshi, i cili tha se organizimi është i një niveli të lartë.

“Kryesia e klubit ka bërë punë shumë të mirë dhe organizim fenomenal. Janë 64 ekipe që po marrin pjesë nga e gjithë Evropa, përfshirë edhe ato që vijnë nga Gjermania, Çekia dhe shtete tjera. Jemi duke punuar që çdoherë të bëhemi më të suksesshëm, në mënyrë që të arrijmë të konkurrojmë me sa më shumë klube. Padyshim që ka shumë punë të organizohet një turne i tillë, por jemi të kënaqur që kemi arritur të bëjmë një organizim kaq të madh”, u shpreh i pari i klubit KF Dardania SG.

Turneu “Lika Cup” do të vazhdojë edhe ditën e nesërme me ndeshjet finale, të cilat pritet të jenë tejet interesante.

Padyshim që ky është një organizim mjaft i madh i bërë nga një klub shqiptar në diasporë, dhe njëherësh është një promovim për kulturën sportive nga diaspora jonë, në këtë rast ajo në shtetin e Zvicrës. /Klankosova.tv