Këtu janë disa nga masat e reja që do të miratohen në mbledhjen e sotme të Qeverisë NULL NULL 30.11.2021 17:44 30.11.2021 17:44 Qeveria e Kosovës sonte do të mblidhet për të miratuar masa të reja për menaxhimin e situatës me COVID-19. Klan Kosova me anë të burimeve ka mësuar se një pjesë e masave që do të miratohen do të jenë të njëjta si me ato që ishin më parë. Por ka edhe disa të tjera që janë të reja një ndër to është ofrimi i vaksinimit me ekipe mobile në pikat kufitare të vendit dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Nga këto masa do të ndalohen veprimtaria e klubeve të natës, organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskurizioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesa, ahengjeve familjare dhe shoqërore. Dëshmia e vaksinimit kundër COVID-19 do të kërkohet edhe nga Trafiku Urban, po ashtu certifikata e vaksinimit do të kërkohet edhe në pikat kufitare për fëmijët 12 vjeç, deri tani dëshmia e tillë kërkohej për personat mbi 16 vjeç. Sipas masave të reja mbledhjet e Qeverisë dhe Kuvendit nuk do të ndalohen por duhet të mbahen me masë 1 metër brenda pjesëmarrësve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë