Këto zona të Kosovës mbesin pa ujë për shkak të punimeve të KEDS-it NULL NULL 21.06.2025 12:40 21.06.2025 12:40 Liqeni i Badocit Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Badoc për arsye të punimeve nga ana e KEDS, Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjeva e Gushterica si zonë e Lipjanit do të mbesin pa furnizim me ujë. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, ku shtoi se ndërprerja e energjisë elektrike do të vazhdojë deri në ora 16:00, transmeton klankosova.tv. Në njoftim bëhet e ditut se edhe ITU Shkabaj është duke trajtuar ujë me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i punimeve në kanal. “Aktualisht rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanica dhe Hajvalia që ndërlidhen me mungesën e energjisë elektrike në Badoc, me ç’rast atje jemi duke trajtuar ujë me gjeneratorë. Po ashtu për shkak të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit, Drenasi aktualisht nuk është duke trajtuar ujë për pije”, tutje bëhet e ditur në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 3 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 5 orë më parë