Këto ushqime parandalojnë rënien e flokëve NULL NULL 09.12.2018 18:30 09.12.2018 18:30 Ndryshimet klimatike dhe hormonale, një gjendje e caktuar shëndetësore, stresi dhe mungesa e lëndëve ushqyese janë disa nga arsyet e rënies së flokëve. Por ekspertët rekomandojnë njerëzit që të konsumojnë ushqime të pasura me flavonoide që forcojnë folikulat e flokëve, ushqime të pasura me hekur për të shtuar numrin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ushqimet e pasura me proteina ndihmojnë në rritjen e flokëve, transmeton Klan Kosova. Këto janë disa nga ushqimet që luftojnë rënien e flokëve, sipas ekspertëve: Veza Të pasura në proteina, vezët ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit. Lëndët ushqyese kryesore: Vitaminat A dhe D, karotine, luteinë, zink dhe proteina Farat e kungullit Farat e kungullit janë të pasura në proteina dhe zink dhe ndihmojnë në forcimin e imunitet, duke çuar kështu në rritje të flokëve. Lëndë ushqyese ka: Zink, hekur, fosfor, magnez, kopër, proteina. Frutat e pyllit Janë të pasura me vitaminë C që rrit në mënyrë natyrale prodhimin e kolagjenit, frutat po ashtu ndihmojnë gjithashtu në absorbimin e hekurit. Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në kokë, ndërkohë që antioksidues mbrojnë folikulat nga dëmtimi nga radikalet e lira. Perimet e jeshilta Perimet e gjelbra si spinaqi, lakra, lakërishte etj ndihmojnë në prodhimin e keratinës, një lloj proteine që forcon folikulat e flokëve.