Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto tetë ushqime mund t’iu ndihmojnë në rritjen e humorit tuaj

NULL NULL
19.09.2021 15:35

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndet.

Një dietë e ekuilibruar mund t’iu bëjë që të ndiheni energjik gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu të balanconi gjendjen shpirtërore.

Dietologia e Spitalit dhe Qendrës Kërkimore, Jaslok Jyoti Bhatt tha se ushqimet luajnë rol të rëndësishëm në ndryshimin e gjendjen emocionale.

“Ushqimet luajnë një rol të madh në balancimin e gjendjeve tona të ndryshme, qoftë të lumtur, të trishtuar, të zemëruar, në depresion, apo në ankth. Studiuesit kanë studiuar disa ushqime dhe lëndë ushqyese që mund të lidhen me shëndetin mendor, ”shtoi ajo.

Ajo rendit tetë ushqime që ndihmojnë në rritjen e humorit:

1.Çokollata e zezë

Kakao është e pasur me triptofan që përdoret nga truri ynë për të prodhuar serotonin, një neurotransmetues.

Serotonina është një hormon kyç që ndihmon në stabilizimin e humorit tonë.

2.Çaji jeshil

Ky çaj është i njohur që përdoret për humbjen e peshës dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, gjithashtu është i ngarkuar me antioksidantë të cilat ndihmojnë në rritjen e funksionit të trurit.

Gjithashtu ndihmon që të jeni më vigjilent dhe të keni kujtesë më të qëndrueshme.

3.Piper i kuq

Piperi i kuq i mbushur me vitaminë A, dhe B6, është një lëndë ushqyese thelbësore për zhvillimin dhe funksionimin e trurit,  gjithashtu i ndihmon trupit të bëjë hormonet serotonin dhe norepinefrinë që ndikojnë në humor.

4.Ushqime të pasura me Omega-3

Omega-3 ndihmon në kontrollin e sëmundjeve të zemrës, në humbjen e peshës si dhe ka veti antioksiduese. Gjithashtu është e njohur edhe për uljen e depresionit.

5.Ushqimet e fermentuara:

Ushqimet e fermentuara janë të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e zorrëve pasi janë të pasura me baktere probiotike.

Ushqimet si dhalla, lakra turshi, perimet turshi dhe kosi janë burim i pasur i probiotikëve.

Këto ushqime janë të rëndësishme për ngritjen e humorit pasi hormoni i lumturisë i njohur si serotoninaa, prodhohet në zorrë.

6.Arrat

Arrat janë burimet më të pasura të shumë vitaminave, mineraleve, magnezit dhe gjithashtu kanë veti antioksiduese.

Ato janë po aq të rëndësishme për të mbajtur humorin tonë të rritur. Nivelet e ulëta të magnezit mund të shtojnë rrezikun e depresionit.

7.Perimet me gjethe jeshile

Spinaqi përmban vitamin B, mungesa e të cilës mund të pengojë metabolizmin e serotoninës, dopaminës dhe noradrenalinës.

8.Kafeina

Kafeina ndihmon në përmirësimin e përformancës dhe humorit duke shkaktuar lirimin e dopaminës, një kimikat i trurit.

Kafeina mund të veprojë ndryshe tek secili individ, kështu që nëse kafeja ju bën nervozë, të trishtuar, pa gjumë ose sjell efekte të tjera negative, shmangni pirjen e saj.

Merrni pije pa kafeinë ose zgjidhni pije me kafeinë më të ulët si çaji i zi ose çaji jeshil.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.