Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto simptoma të Omicronit tek fëmijët, nuk duhet t’i injoroni

NULL NULL
30.01.2022 09:04

Rastet e infektimeve të fëmijëve me COVID-19 kanë pësuar rritje, sidomos pas shfaqjes së variantit Omicron.

Ekspertët kanë thënë se nuk ka gjasa që fëmijët të sëmuren rëndë nga ky variant, por disa mund të përjetojnë disa simptoma.

Steven Riley, Drejtor i Përgjithshëm i të Dhënave, Analizave dhe Mbikëqyrjes në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar bëri thirrje për kujdes të shtuar, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Megjithëse normat e sëmundjeve serioze nga infeksionet Omicron mbeten të ulëta, ne ende po shohim një numër të madh rastesh, veçanërisht tek fëmijët. Prandaj duhet kujdes i shtuar dhe patjetër vaksinimi”, u shpreh ai.

Tek fëmijët ka disa simptoma, të cilat duhet të merren parasysh, e ato janë ethet, rrjedhja e hundëve, kollitja e lehtë si dhe skuqja në pjesë të ndryshme të trupit.

lajme të ngjashme