Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto janë zonat e banimit të Teheranit të goditura nga sulmet e reja izraelite

NULL NULL
15.06.2025 16:48

Sipas CNN-it pasditen e sotme sulmet izraelite në Terehan, kanë pasur si shënjestër zonat e banimit me popullsi të dendur të kryeqytetit iranian.

Ato përfshijnë tre kryqëzime të ngarkuara në qytet: Sheshi Tajrish dhe Quds, Avenuja Shariati dhe Sheshi Valiasr.

Tajrish është një qendër e madhe tregtare, ndërsa Rruga Valiasr konsiderohet si një nga rrugët kryesore dhe qendrat tregtare të Teheranit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi në Sheshin Quds në Tajrish goditi 50 metra nga Spitali Shohada, një qendër e madhe shëndetësore në Teheranin verior.

Ushtria izraelite gjithashtu kishte thënë më parë se po synonte komplekset ushtarake dhe bërthamore në Iran, megjithëse nuk ka komplekse të tilla të njohura në këto zona të kryeqytetit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.