Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këto janë vendet më të frikshme në planet

NULL NULL
31.10.2016 21:21

Kështjella e Chillingham, Northumberland, Angli

Dikur në këtë kështjellë të shekullit të 12-të ka pasur ekzekutime dhe thuhet se është shtëpia e disa fantazmave.

2

HI Ottawa Jail Hostel, Ottawa, Kanada

Ky motel në qendër të Ottawas është ndërtuar ën vitin 1860 fillimisht si një burg. Mos u habisni nëse zgjoheni në mes të natës dhe shihni fantazmën e Patrick James Whelan, një i burgosur të cilin e varën në vitin 1860 dhe siç thuhet nga shumë vizitorë, ai shfaqet në fund të shtratit të tyre duke mbajtur në dorë një Bibël.

3

The Lemp Mansion, St. Louis (Missouri), SHBA

E njohur dikur për birrën që prodhohej atje, vila Lemp është ndërtuar në vitin 1868 dhe legjendat urbane thonë se është e përndjekur nga disa fantazma të cilët kanë qenë banorë dikur atje.

4

The Shelbourne, Dublin, Irlandë

Një nga suitat më luksoze të Dublinit thuhet se përndiqet nga shpirti i një vajze të vogël të quajtur Mary Masters e cila vdiq aty në shekullin e XVIII. Shumë vizitorë janë ankuar se në suitë ndjenin praninë e një fantazme.

5

The Place D’Armes Hotel, New Orleans, SHBA

Pjesa e thellë jugore e Amerikës është plot e përplot me histori fantazmash dhe në New Orleans gjenden shumë hotele që thuhet se janë shtëpitë e shumë fantazmave.

E ndërtuar mbi një shkollë të djegur në vitin 1788, Place D’Armes ka aktivitetin më të pazakonte. ku Vizitorët e hotelit thonë se kanë dalluar një burrë të moshuar me mjekër të bardhë i cili pohon me kokë para se të zhduket tërësisht.

6

Lumley Castle, Durham, Angli

Në këtë kështjellë të shekullit të XIV është vënë re shpirti i zonjës së shtëpissë, Lily Lumleys. Dy priftërinj e hodhën Lilin në një pus pasi ajo refuzoi të kthehej në katolike dhe tashmë ajo duket se endet në dhomat e kështjellës së bashku me një fantazëm tjetër të quajtur Black Jack. Në vitin 2005, disa lojtarë kriketi australianë ishin aq të frikësuar sa refuzuan të flinin vetëm./tvklan.al

lajme të ngjashme