Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mbledhjen e grupit: Në zgjedhjet vendore, përballë kemi veten NULL NULL 07.04.2026 21:38 07.04.2026 21:38 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim ku janë diskutuar zhvillimet politike dhe objektivat kryesore të qeverisë në vijim. Gjatë mbledhjes, Rama u ka përcjellë mesazhe të qarta deputetëve socialistë, duke theksuar se prioritet mbeten përshpejtimi i reformave dhe avancimi i proceseve shtetërore, transmeton Klankosova.tv. Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte integrimi në Bashkimin Evropian, ku Rama kërkoi angazhim maksimal për të çuar përpara reformat dhe për të përmbushur kriteret e kërkuara. Po ashtu, në fokus ishin edhe zgjedhjet, për të cilat Rama kërkoi mobilizim dhe organizim të strukturave të Partisë Socialiste.