Këto janë temat që do të trajtohen sot në “Kosova today” NULL NULL 10.07.2025 11:54 10.07.2025 11:54 Në edicionin e sotëm të emisionit “Kosova today” në Klan Kosova do të diskutohet çështja e pesë policëve të arrestuar për rastin e Agon Zejnullahut në Lipjan. Për paraburgimin e tyre, do të flasin Vullnet Krasniqi, Nertila Haxhia, Qëndresa Tërshani dhe Adelina Hoxha. Pos kësaj, në studio do të dëgjohet edhe rrëfimi i pasagjeres që përjetoi tmerrin. Për këtë flasin, Arientin Abdyli, Lola Toromani dhe Fatjon Softa. Sot trajtohet edhe furnizimi i Erdoganit me dronë për Evropën. Për këtë temë diskutojnë Sokol Brahaj, Dibran Gashi dhe Emanuel Bajra. Gjatë emisionit do të trajtohet edhe çështja e të riut të cilin dyshohet se dikush e vrau dhe e hodhi në lumë me makinë në Shqipëri. Për këtë flet Martin Marku. Ndërkaq në fund të emisionit do të trajtohet edhe tema rreth mitrës artificiale me Linda Pano dhe Ermand Mërtenika. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj pret në takim Rohden, diskutojnë për zgjidhjen e bllokadës institucionale 4 orë më parë