Këto janë ndeshjet që mund t’i ndiqni sonte LIVE në Artmotion NULL NULL 01.11.2024 15:50 01.11.2024 15:50 Këtë të premte në kanalin Art Sport 1 mund ta ndiqni LIVE ndeshjen në Superligën e femrave në Basketboll mes Bashkimit e Penzës. Kjo ndeshje do të nisë nga ora 19:00, ndërsa në komentim do të jetë gazetarja sportive Ulpiana Emra. Aktualisht Bashkimi është në vendin e parë në Superligën e femrave me gjashtë pikë nga tri ndeshje, aq sa ka edhe Penza që është në vendin e dytë. Në pesë ndeshjet e fundit, Bashkimi i ka pesë fitore ndaj Penzës, njofton Klankosova.tv. Kurse, nga ora 21:00 në Art Sport 1 mund ta ndiqni LIVE duelin mes Alavesit dhe Mallorcas së sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Mallorca udhëton te Alavesi pas një ecurie të mirë në pesë ndeshjet e fundit, ku ka tri fitore, një humbje dhe një barazim, teksa Alavesi në të gjitha garat në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një fitore. Këtë ndeshje mund ta ndiqni nën komentimin e gazetarit Lirim Pecit. E, me fillim nga ora 19:30 në Art Sport 2 mund t’i ndiqni Formula 1 “GP Brazili” nën komentimin e gazetarit Naim Selmani. Ndërsa nga ora 18:30 vjen në Art Sport 3 ndeshja nga Superliga e Turqisë mes Gaziantepit dhe Goztepes. Nga ora 19:00 Monaco e pret Angers, e cila do të transmetohet në Artmotion. Aktualisht Monaco gjendet në vendin e dytë me 20 pikë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një humbje e një barazim, ndërsa Angers gjendet në vendin e 15-të me shtatë pikë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri barazime, një humbje dhe një fitore. Në mbrëmje, me fillim nga ora 21:00, skuadra e yllit të Kosovës, Edon Zhegrovës, e pret në shtëpi Lyonin, ndeshje kjo që transmetohet në Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.