Këto janë ndeshjet e Wimbeldonit që transmetohen sot në Artmotion

Këto janë ndeshjet e Wimbeldonit që transmetohen sot në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 3 months më parë

Mrekullitë nga sporti i bardhë – tenisi – dhe nga turneu më atraktiv i tij Wimbledoni sa vijnë e shtohen në platformën Artmotion e cila po transmeton drejtpërdrejt përballjet kryesore nga ky kompeticion për gjatë gjithë ditëve të javës.

Ndeshjet e raundit të parë tashmë veçse janë mbyllur dhe po vazhdohet me raundin e dytë, aty ku tenisierët elitarë do të kërkojnë të vazhdojnë me fitore në drejtim të trofeut mitik.

Sot duke filluar nga ora 14:00 në Art Sport 2 dhe 14:30 në Art Sport 1 do të nisë maratona e transmetimeve tenistike.

Dueli që e nis ditën me fillim nga ora 14:00 në Art Sport 2 do të jetë ai në mes australianit Alex Bolt dhe britanikut Cameron Norrie, teksa pastaj në këtë kanal do të vazhdohet edhe me super përballjen mes numrit dy të botës Danil Medvedev dhe talentit 18 vjeçar spanjoll Carlos Alvarez.

Në Art Sport 1 ndërkohë përballja e parë do të nisë me fillim nga ora 14:30 në mes të Ashleigh Bartyt, e cila rangohet si e para në botë në konkurrencën e femrave nga WTP, dhe ruses Anna Blinkova.

Pas tyre në transmetim do të jetë edhe ndeshja mes ruses tjetër Elena Vesina dhe shpresës së madhe të tenisit femëror, Coco Gauff, e cila konsiderohet botërisht si një nga talentet më premtuese në botë.

Në përballjen e fundit të ditës që transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 nga fusha qendrore e Wimbledonit duelojnë dyshja e veteranëve, Rogger Federer dhe Richard Gasquet.