Këto janë ndeshjet e së dielës të Superligës së Kosovës në Futboll NULL NULL 29.08.2021 11:21 29.08.2021 11:21 ???????????????????????????????????? Me fillim nga ora 17:00 do të ndeshen Prishtina-Ballkani dhe Feronikeli-Gjilani në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në Futboll. Ballkani, Prishtina dhe Gjilani, pas barazimeve të tyre në javën e parë, janë në kërkim të fitores. Në kërkim të fitores është edhe Feronikeli, e që këtë javën e kaluar patën fatin e keq që te jenë skuadra e vetme që shënon humbje dhe momentalisht gjinden në vendin e fundit në rënditjen tabelore. Një vend më lartë se Feronikeli gjendet Ulpiana e cila shënoi humbjen e parë të shtunën kundër Malishevës në kuadër të Superligës, njofton Klankosova.tv. Debutues për këtë sezon si Ulpiana është edhe Malisheva, ku pas fitores 1:3 ata gjenden në vendin e parë me katër pikë. Katër pikë po ashtu i ka edhe Drita ku edhe pse të shtunën barazuan kundër Llapit me rezultat 0:0, skuadra nga Gjilani kishte arritur në javën e parë të korrën fitoren e vetme të asaj xhiroje. Ndeshja e fundit për xhiron e dytë është të hënën në mes të Dukagjinit dhe Drenicës me fillim nga ora 17:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025