Këto janë furnizimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë në Malishevë NULL NULL 28.03.2020 16:50 28.03.2020 16:50 Me qëllim të informimit të drejtë të publikut e qytetarëve dhe kursimit të tyre nga informatat e pavërteta, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informoj publikun për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj. Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetur me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me: · 90 Maska Respirator FFP2 · 80 Veshje për personelin shëndetësor · 1800 dorëza · 40 dezinfektues · 4 termometra infra red Me datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me: · 500 maska mbrojtëse dhe · 4800 dorëza sterile dhe jo sterile Me datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me: · 100 Respirator Maska FFP2 · 40 veshje (L) · 40 veshje (M) · 30 veshje (L) · 40 mburojë për fytyrë · 10 syze mbrojtëse · 4000 dorëza (L) · 4000 dorëza (M) · 50 litra alkool etilik · 4 dezinfektues 500 ml Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me: · 120 Respirator Maska FFP2 · 100 maska kirurgjike · 50 rroba mbrojtëse · 10 sete sterile (kombilizone) · 1 Dezinfetktues 5 litërsh · 10 qese 15×80 · 10 qese 600 x780 · 100 përparëse për një përdorim · 10 këmisha për pacientë · 96 letra (rollne) higjienike · 48 litra alkool etilik · 1000 dorëza (M) · 1000 dorëza (L) · 100 kalaqe Krahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale. MSh është e vetdijshme që interesimi i secilës komunë është që gjatë kësaj kohe të ketë furnizime sa më të mira, por në përgjegjësinë e MSh-së është që të kujdeset për të gjitha komunat, duke siguruar personelin shëndetësor në radhë të parë. Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor. Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025